Uncategorized
OEK e përkrah vendimin për importin e mallrave

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës e kanë përkrahur vendimin e djeshëm të Qeverisë për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e produkteve të prodhuara në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve konsideron se vendimi nuk duhet të tërhiqet.
“Kemi kërkuar që me Bosnjën dhe Serbinë të sillemi si shtet dhe kemi pasur produkte të Serbisë që në Kosovë shiten më lirë sesa në Serbi, ashtu edhe kjo është shkelje e CEFTA-s dhe ironia më e madhe është kur kërkojmë përgjigje, nuk e japin, sepse nuk na njohin si shtet dhe çfarë kuptimi ka CEFTA kur dy vende nuk bashkëpunojnë”, tha ai.
Panxha shtoi se kritikat e Brukselit ndaj kësaj mase janë destinuar në adresë të gabuar, këto kritika duhet t’i bëjë ndaj Serbisë, pasi sipas tij, ky shtet bën shkelje të CEFTA-s.
Kurse, Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se beson se edhe fabrikat do ta përkrahin vendimin që përfshin taksën për 10 për qind për produktet e këtyre dy shteteve.
Kjo Odë dhe Klubi i Prodhuesve kanë nënshkruar marrëveshje për rritje të eksportit dhe fuqizim të zonave ekonomike.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme