Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 60% e bizneseve në Kosovë rrezikojnë mbijetesën e tyre, shkaku Covid-19

Pesë organizata që përfaqësojnë interesat e biznesit, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kanë kryer një anketë të përbashkët, rezultatet e së cilës janë shpërndarë tek institucionet e vendit dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
E gjithë kjo anketë është bërë me qëllim për të matur ndikimin që masat kufizuese kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 kanë pasur në sektorin privat.
Sipas kësaj ankete, të dhënat e të cilës janë analizuar nga Recura Financials, e cila është kryer me 462 biznese në fillim të muajit prill, rezulton se rreth 95 për qind e ndërmarrjeve të anketuara e vlerësojnë krizën e COVID-19 si negative, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre e vlerësojnë si shumë negative.
Përqindje po aq e lartë është gjetur edhe në vlerësimin e rënies së shitjeve, ku mbi 92 për qind e bizneseve kanë deklaruar se kanë përjetuar zvogëlim të shitjeve si pasojë e masave kufizuese, prej të cilëve rreth 48 për qind kanë raportuar rënie më madhe se 75 për qind, derisa çereku i të anketuarve ka raportuar zvogëlim të shitjeve në normën mbi 50 për qind.
Rëniet e shitjes rezultojnë të jenë në korrelacion të drejtpërdrejtë me aftësinë e ushtrimit të veprimtarisë nga ana e bizneseve, meqë anketa më tej gjen se 83.6 për qind e ndërmarrjeve shprehen se kriza ka zvogëluar aftësinë e tyre për të punuar, me ç’rast 39 për qind e ndërmarrjeve janë mbyllur tërësisht, 30.7 për qind punojnë me kapacitet të reduktuar, ndërsa 13.8 për qind punojnë me orar të shkurtuar. Vetëm rreth 2 për qind e ndërmarrjeve rezultojnë të mos jenë afektuar aspak, ndërsa pjesa tjetër kanë organizuar një pjesë ose të gjitha aktivitetet nga shtëpia.
“Mbi 60 për qind e ndërmarrjeve të anketuara besojnë se pandemia COVID-19 rrezikon mbijetesën e tyre. Gjetjet tregojnë se më të rrezikuarat ndjehen ndërmarrjet mikro dhe ato të vogla me mbi 65 për qind të tyre që janë deklaruar se u rrezikohet mbijetesa, derisa 44.8 për qind e ndërmarrjeve të mesme dhe 40 për qind ndërmarrjeve të mëdha besojnë se pandemia rrezikon mbijetesën e biznesit të tyre. Sipas sektorëve, më i rrezikuari është sektori i ndërtimtarisë me 75 për qind, përcjellë nga sektori i shitjes me pakicë me 57.3 për qind, prodhimtaria me 56.6 për qind dhe tregtia me shumicë me 54.7 për qind”, thuhet në njoftimin e odave.
Për sa i përket numrit të punonjësve, 30 për qind e ndërmarrjeve të anketuara janë deklaruar se kanë zvogëluar numrin e të punësuarve. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rezulton që më së paku punonjës janë larguar nga ndërmarrjet e mëdha, ku vetëm 10 për qind e tyre kanë larguar deri në 30 për qind të fuqisë punëtore. Ndërsa largimet më të mëdha raportohen në ndërmarrjet mikro dhe ato të vogla ku rreth 13.9 për qind e tyre kanë larguar mbi 50 për qind të të punësuarve.
Lidhur me aspektet operacionale të ndikuara nga pandemia COVID-19, ndërmarrjet raportojnë kryesisht për humbje financiare janë 78 për qind e respodentëve, mungesë likuiditeti me 44 për qind, joefikasitet në punë me 40 për qind dhe humbje të kapaciteteve prodhuese me 27 për qind.
Më pak se 20 për qind e ndërmarrjeve të anketuara shprehen si shumë të kënaqura me qartësinë e vendimeve të qeverisë për masat kufizuese pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. Ndërsa për sa i përket vlerësimit të masave të vendosura nga qeveria për mbështetje të sektorit privat, më pak se 6 për qind e të anketuarve vlerësojnë se masat lehtësojnë në masë të madhe vështirësitë e të bërit biznes krahasuar me një përqindje të ngjashme të atyre që vlerësojnë se masat nuk lehtësojnë aspak vështirësitë e tyre. Në këtë mes, rreth 40 për qind e ndërmarrjeve vlerësojnë se masat lehtësojnë shumë pak vështirësitë operacionale, pasuar nga 21 për qind të tyre që besojnë se masat lehtësojnë mesatarisht vështirësitë e tyre, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026