Kosova
Oda e Mjekëve të Kosovës kërkon rritje të pagave për mjekët
Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka kërkuar rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë në Kosovë.
“Ne shprehim përkrahjen tonë për realizimin e kërkesave të punonjësve shëndetësorë, të cilët përmes organizimit sindikal kanë paralajmëruar mbajtjen e grevës për realizimin e kërkesave të ligjshme që unanimisht janë prezantuar publikisht qoftë nga OMK-ja si organizatë profesionale dhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, si organizatë sindikale përfaqësuese e punëtorëve shëndetësorë. Greva është mjet legjitim i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe e drejtë e natyrës themelore në korpusin e të drejtave të njeriut, shkruan albinfo.ch
Ne konsiderojmë se të gjitha palët që janë aktorë socialë dhe publikë, duhet të veprojnë mbi bazën e arsyes. Kjo arsye duhet t’i ketë parasysh nevojat konkrete në sektorin e shëndetësisë, duke e trajtuar këtë sektor si një nga sektorët më vital shoqëror”, thuhet në komunikatën për media.
Oda e Mjekëve kërkon që institucionet e vendit të ofrojnë kushte më të mira, imunitet dhe status të dinjitetshëm të profesionistëve shëndetësorë në përgjithësi, dhe të mjekëve në veçanti, si boshti kryesor profesional i sistemit shëndetësor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











