Shkurt.ch
OBSH: Alarm, virusi Zika
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit Zika, që transmetohet nga mushkonjat.
Virusi Zika është bërë rrezik për shëndetin publik në botë dhe për këtë arsye kjo është një përgjigje e domosdoshme dhe unike. OBSH ka vënë në të njëjtën kategori në aspektin e shqetësimit global virusin Zika, sikurse Ebolan.
Kjo u bë e ditur pas takimit të ekspertëve të OBSH-së që kishin diskutuar nëse përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar epideminë duhet të forcohen urgjentisht.
Bisedimet ishin zhvilluar nga një komision prej 12 anëtarësh, kryesisht ekspertë të epidemiologjisë, shëndetit publik dhe sëmundjeve infektive nga Amerika Veriore dhe Jugore, Evropë, Azi dhe Afrikë.
Herën e fundit OBSH shpalli gjendje emergjente globale në vitin 2014 për shkak të shpërthimit të Ebolas. OBSH tha javën e kaluar se virusi Zika po përhapet me shpejtësi.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











