Integrimi
Nxënësit zviceranë japin shfaqjen “Shqip për fillestarë”
„Shqip për fillestarë”, këtë titull e mban shfaqja teatrore e luajtur nga të rinj zviceran nxënës të një shkolle në Oberwynental të Kantonit Aargau. Shfaqja ndonëse nga titulli mund të duket ndryshe ka një sfond tejet serioz. Ajo bën fjalë për integrimin dhe mënyrën se si ndjehet një grup etnik në gjirin e një kulture të një vendi tjetër.
Ky grup, u mor vesh, janë shqiptarët, të cilët në Obewynental sikurse edhe gjetiu në Zvicër, përbejnë një numër të konsiderueshëm të banorëve.
Grupi i angazhuar i nxënësve të shkollës së qarkut Homberg nën drejtimin e Manfred Stenz ka përgatitur një prodhim teatror me temën e integrimit, shkruan aargauerzeitung.ch.
Shfaqja është dhënë të enjten mbrëma në kuadrin e “Forumit”, një aktivitet që zhvillohet një herë në vit nga rrjeti për integrim në Oberwynental, transmeton albinfo.ch.
Ky rrjet vepron prej 15 vitesh dhe në fokus ka integrimin. Me këtë rast me integrimin e shqiptarëve në regjion. Kur jemi te shqiptarët, rrjeti ka arritur të sjellë prindërit shqiptarë në takimet e organizuara enkas për ta, shkruan gazeta.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












