Integrimi
Nxënësit shqiptarë festojnë në Neuenhof të Aargaut
Nxënësit shqiptarë të shkollave shqipe të kantonit të Aargaut dhe të kantonit të St. Gallenit së bashku festuan dhe garuan në turnirin e futbollit “Neuenhof 2017”. Bashkë me ta ishte edhe ylli i futbollit të “FC – Aarau”- Denis Markaj.

Më 20 Maj 2017, në Neuenhof të Aargaut, nxënësit e shkollave shqipe të kantonit të Aargaut dhe të kantonit të St. Gallenit, morën pjesë në turnirin e futbollit “Neuenhof 2017”, raporton albinfo.ch.
Në turnir mori pjesë e dhe ylli i futbollit të FC Aaraut – Denis Markaj, i cili së bashku me nxënësit e shkollave shqipe ndau çaste të paharrueshme në fushën e futbollit. Dëshira e nxënësve shqiptarë për të marrë një autograf ose për të bërë një fotografi ishte shumë e madhe. Vlen të përmendet se fusha e futbollit në Neuenhof u shndërrua në një festë sportive nga orët e para të mëngjesit e deri në ora 15:00, ku u luajt edhe finalja e madhe.
Turnirin e hapi mësuesi i shkollë shqipe Vaxhid Sejdiu, i cili në fillim i përshëndeti dhe iu dëshiroj mirëseardhje të gjithë nxënësve, të cilët kishin ardhur nga Spreitenbach-u, Birr-i, Brugg-i, Mätziken – Gräninchen,Neuenhofi-i, Mels-i, Buchs-i (SG), Gossau (SG) etj.
Edhe pse meteorologët kishin parashikuar një ditë me shi, atë ditë edhe e koha ndryshoi. Djem dhe vajza, tepër të disiplinuar u munduan me të gjitha forcat që sa më mirë t`i përfaqësojnë ekipet e tyre, duke sjell ashtu si moti – diell, ata sollën shumë kënaqësi dhe emocione sportive, shkruan albinfo.ch.
Pastaj një fjalë përshëndetëse dhe motivuese ndaj të gjitha shkollave e bëri Konsulli i Republikës së Kosovës në Bern z. Salih Sefa, i cili atë ditë kishte ardhur enkas nga Berni për të qenë me nxënësit në këtë garë. Po ashtu fjalën e mori edhe z. Domenik Raosa- drejtor i klubit, i cili i përgëzoi nxënësit për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, duke ju dëshiruar edhe suksese në turnirin e futbollit.
Ekipet u organizuan sipas shkollave, por me propozimin e mësuesve ata morën emra në gjuhën shqipe si. p.sh. Skënderbeu, Flamurtari, Bashkimi 99, Shqiponja, Ilirët, Dardania, Kosova, Prizreni etj.
Ky turnir kishte edhe një mbështetje të madhe nga Klubi Futbollistik zviceran “FC Neunehof” , ku trajneri i këtij klubi z. Sefer Abazi, njëherit edhe veprimtar i shkollës shqipe së bashku me trajnerët tjerë, drejtorin e klubit z. Domenik Raosa si dhe Sali Gjikollajn dhe Serkan Kabata ndihmuan në referimin e lojërave dhe në pjesën teknike të organizimit të turnirit.
Ekipet në fillim luajtën në grupe dhe pastaj fitimtarët zhvilluan garën finale për vendin e tretë në mes ekipit të Shqiponjës nga Birri dhe ekipit Bashkimi 99 nga Melsi,ku pas një lojë interesante dhe të barabartë; në penallti ngadhënjeu ekipi Bashkimi 99 me rezultat 2:1, e cila fitore, iu siguroi edhe vendin e tretë, kurse vendi i katërt mbeti për ekipin e Shqiponjës nga Birri. Në finalen e madhe për vendin e parë u ndeshën fituesit e dy grupeve Flamurtari nga Gossau (SG) dhe Kosova- Spreitenbach. Fitorja u takoi nxënësve të pikës shkollore në Gossau (SG), pra Flamurtarit, të cilët bindshëm fituan me rezultat 3:1, duke u shpall kampion i turnirit, kurse vendi i dytë u takoi nxënësve të Spreitenbach-ut.
Në një konkurrencë mjaft të fortë për lojtarin më të mirë u shpallën Alketa Miftari nga ekipi “Shqiponja”- Birr dhe Endrit Abduli nga ekipi “Bashkimi”- Mels, kurse portieri më i mirë u shpall Zejnulla Abduli, i cili përveç angazhimit maksimal në ndeshjet e zhvilluara mbrojti edhe dy penallti, duke i sjellë ekipit të tij, vendin e tretë në garë. Po ashtu është më interes të thuhet se edhe ekipet tjera treguan lojë të mirë si nxënësit nga pikat shkollore Menziken – Gräninchen, Brugg, Buchs SG dhe Neunehof. Një mirënjohje e veçantë shkon për mësuesit që kishin përgatitur ekipet e nxënësve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu, dhe Fitnete Balaj.
Futbollisti Denis Markaj i befasuar nga mikpritja shqiptare shpërndau tërë kohën autografe dhe bëri fotografi me nxënësit e shkollave shqipe. Po ashtu edhe organizatori Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptare në kantonin e Aargaut dhe në kantonin e St. Gallenit e nderuan atë me mirënjohje të veçantë në shenjë respekti dhe kujtimi nga nxënësit e shkollave shqipe.
Këtë të shtune i madh ishte numri i nxënësve, prindërve të cilët të gjithë së bashku kishin ardhur për të kaluar një ditë të gëzueshme në fushën e sportit, duke e shndërruar këtë ditë, në ditë feste. Dhe me të vërtetë ishte festë për të gjithë ata nxënës që kishin ardhur me prindërit e tyre nga St. Galleni, Buchs-i SG apo Melsi, me qindra kilometra me të vetmin qëllim për garuar së bashku me shkollat tjera simotra në një turnir të përbashkët.
Një respekt të veçantë shfaqën edhe trajnerët dhe ekipi teknik i “FC Neunhof”, të cilën ishin të befasuar për të mirë me sjelljen dhe edukatën e fëmijëve në fushë dhe jashtë saj. Takimet e këtilla dëshmojnë kulturën dhe traditën tonë por edhe respektin ndaj njëri-tjetrit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot në orën 10:30,...
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?