Integrimi
Numrin më të madh të azilkërkuesve, e përbëjnë shqiptarët
Nga 77.662 aplikime që janë dorëzuar në total pranë autoriteteve franceze, 5.700 kanë ardhur nga shqiptarët
Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se sipas statistikave zyrtare, në Francë, më së shumti azilkërkues janë shqiptarë, raporton albinfo.ch. Kjo është dëshmuar sipas statistikave deri në muajin nëntor.
Nga 77.662 aplikime që janë dorëzuar në total pranë autoriteteve franceze, 5.700 kanë ardhur nga shqiptarët, shifra me e lartë kjo. Shtetasit shqiptarë, ndiqen nga ata sirianë me 5520 kërkesa, afganët me 5.466, sudanezët me 5.140 kërkesa.
Franca ka bërë të ditur se kërkesat për azil në muajin nëntor janë rritur me 10%, ndërkohë që vetëm nga shtetasit shqiptarë, në muajin që lamë pas ka patur 973 kërkesa në total.
Nga të dhënat e publikuara, shihet se vetëm 16% e shqiptarëve kanë marrë azil. Ndonëse nuk janë specifikuar arsyet për të cilat janë pranuar kërkesat, qeveria franceze vijon të bëjë me dije se vështirësia ekonomike nuk është një arsye legjitime për të kërkuar leje qëndrimi në një vend të huaj.
Nga ana tjetër, më së shumti janë pranuar kërkesat e ardhura nga sirianët.
Aplikimet e tyre kanë marrë përgjigje pozitive në masën 97%.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








