Bankierët shqiptarë në Zvicër
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, në duart e lexuesve
albinfo.ch i ka portretuar në këtë botim disa bankierë dhe bankiere, duke prezantuar rrugën e ngritjes së tyre nga “mërgimtarët e djeshëm te bankierët e sotëm”, rrugë që pasqyrohet edhe në titullin e ballinës së revistës
Ka dalë sot nga shtypi numri më i ri, i pesti për këtë vit, i magazinës albinfo.ch. Sikur shumica e numrave të deritashëm, edhe ky numër i kushtohet një teme. Kësaj radhe, albinfo.ch ka vendosur në fokus praninë e shqiptarëve në sferën e bankave të Zvicrës.
Siç dihet, një ndër karakteristikat dalluese të Zvicrës, dhe sigurisht njëra ndër degët kryesore ekonomike të këtij vendi, janë bankat dhe institucionet tjera financiare. Në Zvicër është e përqendruar një pjesë e madhe e kapitalit botëror ndërsa qytete zvicerane bëjnë pjesë ndër qendrat kryesore të bankave edhe në nivel global. Sa për përkujtim: Cyrihu, pas Londrës është metropoli më i madh bankar në Evropë.
Në një ambient të tillë, kaq të avancuar bankash, kanë zënë vend edhe një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë. Ata sot i gjen në shkallë të ndryshme të kierarkisë së bankave, duke filluar nga nëpunësit e thjeshtë dhe deri te funksionarët me përgjegjësi të lartë në bankat kryesore të Zvicrës, gjë që përbën një zhvillim mjaft inkurajues.
Si rezultat i një pranie të tillë, në Zvicër, saktësisht në Cyrih, prej disa vitesh funksionon një shoqatë e bankierëve dhe punonjësve financiarë shqiptarë.
Disa nga këta bankierë dhe bankiere, albinfo.ch i ka portretuar në këtë botim, duke prezantuar rrugën e ngritjes së tyre nga “mërgimtarët e djeshëm te bankierët e sotëm”, rrugë që pasqyrohet edhe në titullin e ballinës së revistës.
Sikurse edhe më parë, edhe në këtë numër është rezervuar vend për tema të tjera, si kultura, sporti, estrada, moda etj., që si gjithnjë, lidhen me jetën në diasporë.
Magazinën albinfo.ch e gjeni falas në të gjitha meset që frekuentohen nga komuniteti shqiptar në Zvicër. Ata që duan ta kenë në shtëpi, përmes postës, mund ta parapaguajnë.

E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













