Maqedonia
Rritet numri i të prekurve nga gripi në Shkup
Nga fillimi i sezonit deri më tash numri i rasteve me komplikime ka arritur në 53.
Për shkak të komplikimeve nga gripi, një person është vendosur në aparate të frymëmarrjes dhe është në rrezik për jetën, ndërsa 13 persona të tjerë me forma të tjera të komplikimeve nga gripi, qëndrojnë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.
Rastet më të shpeshta janë influenca AH1N1 si dhe pneumonia.
“Në bllokun intensiv është një pacient në gjendje të rëndë dhe që lufton për jetën, pacient me sëmundje të mushkërive dhe sëmundje respiratore, për momentin është nën ventilim mekanik. Ka pacientë të rinj dhe më të moshuar, kryesisht të gjithë pacientët janë të pa vaksinuar kundër gripit dhe pjesa më e madhe janë pacientë që kanë pasur paraprakisht ndonjë sëmundje kronike. Preventiva më e mirë kundër gripit është sigurisht vaksinimi, megjithatë është e rëndësishme edhe shmangia e mbledhjeve publike, të kihet kujdes me higjienën personale-larjen e duarve, dhe kur është në pyetje gripi është masë shumë e mirë parandaluese”, tha Sanja Marinkoviq, Klinika për sëmundje Infektive dhe gjendje fibrile-Shkup.
Gjatë javës së tretë të janarit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1,100 raste me grip që është një rritje për 88% krahasuar me javën e dytë të 2020-tës.
Më së shumti raste janë regjistruar në qytetin e Strumicës dhe Dibrës, ndërsa ashtu si javëve tjera, edhe këtë javë mosha më e prekur është ajo nga 15-64 vjeçe. Numri i rasteve të paraqitura javën e tretë është dyfish më i lartë se java e tretë e sezonit të kaluar – njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Për sezonin 2019-2020 numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundjeve tjera të ngjashme me gripin është 2,718, që është për rreth 17% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










