Maqedonia
Numërohen të gjitha votat, ky është presidenti i Maqedonisë së Veriut
Në këto zgjedhje kanë votuar 844.365 qytetarë dhe dalja në votime ka qenë 46.70 për qind
KSHZ në faqen e saj ka publikuar rezultate nga 100 për qind e votave të numëruara.
Sipas rezultatit edhe zyrtarisht Stevo Pendarovski është kryetar i ri i Maqedonisë së Veriut, me mandat prej 5 viteve.
Ai në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë 436.212 vota ose 51.66 për qind. Kundërkandidatja, Gordana Siljanovska, ka fituar 377.713 vota, ose 44.73 për qind.
Vota të pavlefshme janë shpallur 30.442 flet, ose 3.61 për qind, shkruan SHENJA.
Në këto zgjedhje kanë votuar 844.365 qytetarë dhe dalja në votime ka qenë 46.70 për qind, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se censusi i nevojshëm për të shpallur një kandidat president ka qenë 40 për qind.
Pendarovski i falënderon të gjithë
Pendarovski bëri dhe daljen e parë si president (jozyrtarisht i konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve), dhe falënderoi të gjithë ata që e votuan, po ashtu falënderoi edhe në gjuhën shqipe duke falënderuar të gjithë shqiptarët që e votuan. “Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”, deklaroi Pendarovski, transmeton Alsat.
Ai tha se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit. “Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim”, theksoi ai.
Siljanovska pranon humbjen
Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna para pak minutash nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se sa vota ka marrë, duke nënkuptuar nënkuptuar dhe humbjen e saj në këtë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, megjithatë ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje. “Nuk e dija se takimet direkte, besoja se nëse u ofroj vizion atyre, se do të mund të ndihmoj në ndërtimin e demokracisë në Maqedoni që nuk e ka, dhe kam parë energji të paparë, dialog që më fliste se ajo që e them arrin deri tek ata, dhe besoni se kjo më ka bërë më të re. Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.
E-Diaspora
-
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të... -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri















