Shkurt.ch
Numër rekord i “punëtorëve shëtitës” nga vendet fqinje
Gjithsej 298 mijë persona nga shtetet fqinje janë regjistruar në fund te qershorit të këtij viti si të punësuar në Zvicër
Është rritur numri i të huajve nga vendet me të cilat kufizohet Zvicra, të cilët punojnë në Zvicër duke vazhduar të jetojnë në vendet e tyre. Në tremujorin e dytë të këtij viti numri i tyre ka arritur një rekord të deritashëm.
Gjithsej 298 mijë persona nga shtetet fqinje janë regjistruar në fund te qershorit të këtij viti si të punësuar në Zvicër, ka bërë të ditur Zyra Federale për statistikë. Është ky një numër që tejkalon për 3.4% atë të tremujorit të parë të vitit.
Shumica e këtyre “punëtorëve ndërkufitarë”, rreth dy te tretat e numrit të gjithëmbarshëm gjenden në regjionin e gjerë të liqenit të Gjenevës. Atje është regjistruar edhe rritja më e madhe por 5 për qind.
Nga ana tjetër në kantonin e Tesinës numri i punëtorëve të përmendur është rritur vetëm për 0.2%. Kjo rritje sipas BFS është më e ulëta në 15 vitet e fundit.
Në përgjithësi nga Franca vijnë 52.7% të kësaj kategorie të punëtorëve, nga Italia 23.4% dhe nga Gjermania 20%.
Ministri i ekonomisë, Schneider-Ammann ka thënë se ky numër do të ndryshojë gjegjësisht do të ulet kur të fillojë jetësimi i iniciativës kundër migracionit. Ligji i ri hyn në fuqi në vitin 2017.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










