Shkurt.ch
“Nuk ka vend për racizëm” në Bernë
Karriget për pritje në 30 stacione të autobusëve dhe të tramvajeve në qytetin e Bernës deri më sot qenë të mbuluara me nga një shirit të verdhë. Këta shirita kanë bërë shumë veta të pyesin se për çfarë bëhet fjalë. Ngjitur me ta, mund të lexohej pyetja: “A ka vend aty”. Vetëm sot është zgjidhur “enigma”e këtyre shiritave dhe pyetjes. Ulëset tashmë të mbështjella me të kuqe e bëjnë të qartë përmes mbishkrimit se në Bernë “nuk ka vend për racizmin”.
E gjithë kjo është pjesë e fushatës së javës kundër racizmit që e organizon qyteti i Bernës për herë të pestë me radhë.
Tema për këtë vit është “Racizmi në hapësira publike”. Fushata, e cila koordinohet nga Qendra Profesionale për Integrim mbështetet nga shumë pjesëmarrës si muze të ndryshëm, teatro, restorante dhe shkolla. Të gjithë së bashku përmes kësaj fushate duan të japin një sinjal se angazhohen për një qytet të sigurt, në të cilin njerëzit janüe të mbrojtur nga racizmi dhe diskriminimi, thuhet në një komunikatë të Qendrës Profesionale për Integrim të qytetit të Bernës.
Vetë “Java…” zhvillohet nga 21 deri më 27 mars. Në aktivitetet në kuadër të saj, ku mund të marrin pjesë në mënyrë interaktive edhe ata që nuk janë në program, është paraparë pjesëmarrja e më shumë se 20 organizatave. Do të ketë shfaqje teatrore (forumtheater), debate, një radionovelë, një ekspozitë, aksione të ndryshme artistike, një qendër e përkohshme hulumtimi dhe shumëçka tjetër.
Hapjen e “Javës kundër racizmit” do ta bëjnë, këshilltarja e qytetit Franziska Tescher, imami shqiptar, njëherësh kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafa Memeti dhe nënkryetari i Bashkësisë së Hebrenjve të Bernës Jacob Guzman.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










