Shkurt.ch
Nuk ka gara të Formula E në Zvicër sezonin e ardhshëm
Pas garave në Cyrih dhe Bernë më 2018 dhe ato që do mbahet më 2019 , vendi nuk do të presë ndonjë garë tjetër Formula E në sezonin e ardhshëm.
Të premten, organizatorët prezantuan kalendarin e sezonit 2019/20, i cili do të shfaqë 14 gara, në 12 qytete. Gara e parë e sezonit të ri do të mbahet në Ad Diriyah në Arabinë Saudite në nëntor 2019 dhe ajo e fundit në korrik 2020, në Londër.
Megjithatë, Zvicra nuk figuron në kalendarin e ri të garave. Tifozët do të duhet të kënaqen me garën e vetme të Formula E në kryeqytetin zviceran të Bernës më 22 qershor, përcjell albinfo.ch.
Gara me motor u kthye në Zvicër më 2018 me Formula E në Cyrih, e cila tërhoqi mbi 100,000 spektatorë. Kjo ishte hera e parë për 63 vjet që gara motorike u lejua në tokën zvicerane, sepse u ndalua pas një aksidenti, në të cilin vdiqën 84 vetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












