Kosova
Nuk do të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombit
Të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor do të vazhdojnë të kryejnë pagesat sikurse deri më sot
Shoqëria koncesionare ka njoftuar të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit (Autostrada Milot – Morinë) se nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë pagesë apo taksë shtesë në sheshin e pagesave (Sheshi i Pagesës së Tarifës së Autostradës Milot – Morinë).
Në njoftimin e bërë për media thuhet se të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor do të vazhdojnë të kryejnë pagesat sikurse deri më sot, pa asnjë ndryshim, sipas kategorisë së mjeteve të parashikuara në Kontratën Koncesionare.
Tutje në njoftimin thuhet se aktualisht shoqëria koncesionare, në zbatim të Kontratës së Koncesionit dhe normave ligjore në fuqi po realizon montimin dhe konfigurimin e peshoreve elektronike, përcjell albinfo.ch.
“Peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda (nëse janë brenda normave të parashikuara në ligj ose jo). Qëllimi i këtyre pajisjeve është mbrojtja e elementëve rrugorë (shtresat e rrugës, veprat e artit, urat etj.) nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë e ngarkimit të mjeteve të rënda jashtë normave të lejuara”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










