Lajme
Njoftim për shqiptarët në Itali nga Ambasada e Kosovës
Ambasada e Kosovës në Itali ka dhënë një njoftim sot, sipas së cilës ka ftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me vendbanim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet për parandalimin e Covid 19, në përputhje me normat e Dekretit (DPCM) të Qeverisë italiane të datës 3 nëntor 2020, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Ftojmë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me vendbanim në Itali, të respektojnë masat dhe protokollet për parandalimin e Covid 19, në përputhje me normat e Dekretit (DPCM) të Qeverisë Italiane të datës 3 nëntor 2020.
Të gjithë shtetasit kosovarë që kanë lënë takim pranë Zyrës Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Romë, por që nuk mund të udhëtojnë dot jashtë zonës ku jetojnë për shkak të kufizimeve, janë të lutur të kontaktojnë përmes numrit të telefonit:
06/85356571;
e-mailit: [email protected];
si dhe mesazheve në llogarinë zyrtare në facebook: Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali;
për caktimin e një date të dytë, kur kushtet ta mundesojnë një gjë të tillë, në përputhje dhe sipas masave ligjore në fuqi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











