Kuriozitete
Njeriu më i pasur në botë ua rrit pagat punëtorëve të tij
Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos është njeriu më i pasur i globit, me një pasuri që vlerësohet se shkon në rreth 165 miliardë dollarë
Gjiganti i shitjeve “online”, “Amazon” po rrit pagat për qindra-mijëra punonjës në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Punonjësi amerikan më pak i paguar i “Amazon” do të marrë 15 dollarë në orë. Në Britaninë e Madhe, paga minimale do të rritet nga 8.2 funte ora në Londër në 10.5 funte, ndërsa jashtë Londrës rritja do të jetë nga 8 në 9.5 funte.
Nga lëvizja do të përfitojnë 250 mijë punonjës në SHBA, 17 mijë në Britaninë e Madhe dhe dhjetëra e mijëra punonjës sezonalë.
“Amazon” është një nga kompanitë më të mëdha në botë, me vlerë rreth 1 trilion dollarë. Sidoqoftë, ajo është kritikuar nga shumëkush, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, për sasinë e taksave që paguan, transmeton “TCH”.
Kompania është kritikuar edhe për praktikat e saj të punësimit, me ankesa për kushtet e punës në ambientet e saj. Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur i globit, me një pasuri që vlerësohet se shkon në rreth 165 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.
“Ne dëgjuam kritikat, u menduam shumë për atë që do të bënim dhe vendosëm se duam të kryesojmë”, tha ai. “Jemi të gëzuar për këtë ndryshim dhe inkurajojmë konkurrentët tanë dhe punëdhënës të tjerë të mëdhenj të na bashkohen”.
Pagat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 nëntori dhe do të jenë të aplikueshme për të gjithë stafin, me kohë të plotë apo të pjesshme, punonjës të përkohshëm apo sezonalë.
Paga aktuale minimale e punonjësve të “Amazon” në Britani është 8 funte ora, ndërsa në SHBA 11 dollarë në orë.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri