Uncategorized
Një vogëlushe austriake gjen kuletën e kosovarit dhe e dorëzon në polici
Falë vogëlushes, burri nga Kosova është ndier shumë i lumtur për gjetjen e kuletës së tij, dhe pasi e ka falënderuar, ai ia ka dhënë Joyt edhe 50 euro dhuratë për gjetjen e dokumenteve
Një vajzë e moshës 11 vjeçare nga qarku i Badenit të Austrisë është shpallur heroinë e ditës. Joy, e cila është nga Blumauneurisshof, ishte duke udhëtuar me veturë së bashku më nënën e saj në Leobersdorf, dhe siç ka raportuar ajo, rastësisht ka vërejtur një kuletë e cila ishte fshehur në një rrugë.
Në kuletë kishte: Kartelë të Bankës, një patent shofer nga Kosova dhe 500 euro. Menjëherë ajo i ka thënë nënës së saj: “Duhet ta dërgojmë në polici”, shkruan “heute.at”, njofton “albinfo.ch”.
Falë vogëlushes, burri nga Kosova është ndier shumë i lumtur për gjetjen e kuletës së tij, dhe pasi e ka falënderuar, ai ia ka dhënë Joyt edhe 50 euro dhuratë për gjetjen e dokumenteve. Ndërkohë për këtë veprim të vajzës, policia asaj i ka dhuruar një arushë lodër si dhe çokolata.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










