CH-Ballkani
Një ushtar amerikan i KFOR-it vdes në Bondsteel
Robert Jones ishte një ushtar i shquar, i cili vullnetarisht ishte lajmëruar për të shërbyer për popullin e tij dhe shprehim keqardhje për humbjen e tij," thuhet në deklaratën e lëshuar nga forcat amerikane në Evropë
Një ushtarë amerikan i forcave të KFOR-it ka vdekur në kampin më të madh të ushtrisë amerikane në Ballkan, në Bondsteel afër Ferizajt. Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se një ushtar amerikan, 21 vjeç, ka vdekur në Kosovë dhe se një hetim ka nisur lidhur me rastin.
Në një deklaratë të postuar në faqen e forcave amerikane në Evropë, selia e së cilës është në Wiesbaden të Gjermanisë, thuhet se 21-vjeçari Robert Jons vdiq të shtunën. Siç pohohet, ai ishte pjesë e policisë ushtarake dhe ishte përgjegjës për trajnimin e qenve ushtarak, transmeton KP .
Që nga prilli i vitit 2016, Jons ishte në Brigadën e 18-të të Policisë Ushtarake. “Robert Jones ishte një ushtar i shquar, i cili vullnetarisht ishte lajmëruar për të shërbyer për popullin e tij dhe shprehim keqardhje për humbjen e tij,” thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










