Lajme
Një trajner zviceran “humb rrugën” në Tetovë
Megjithëse shokët e kanë këshilluar të mos “rrezikonte” duke shkuar në Tetovë, atij i jep zemër ngrohtësia me të cilën e presin shqiptarët
Duhet të kesh guxim dhe të jesh i prirë për aventura që si zviceran të shkosh me punë në Ballkan. I këtillë duket se është Stefan Kohler, një trajner 30 vjeçar futbolli nga kantoni Aargau. “Duhet të jesh pak i krisur”, thotë ai duke shpjeguar se si ka “aterruar” në stadiumin e futbollit të KF “Shkëndija” në Tetovë.
Prej katër javësh ai është në Tetovë, i punësuar si trajner në klubin i cili në vitin 2011 ishte bërë kampion i shtetit. Pas kësaj “Shkëndija” ra në një krizë financiare dhe ishte në rrezik të binte fare nga liga. Por asaj i dolën në ndihmë duke lobuar për të përmes rrjeteve sociale futbollistë të mëdhenj shqiptarë si Shaqiri dhe Cana. Si përfundim, klubin shqiptar nga Tetova e mori nën përkujdesje firma e njohur për shërbime ushtarake e një tetovari nga Gjermania “Ecolog”.
Planet e Shkëndijës tashmë ishin ambicioze: në një afat të mesëm të luajë në Ligën Evropiane. Për ta arritur këtë, sponsorët dhe drejtuesit e saj morën masa serioze, duke hapur akademinë e talenteve të reja, me shpresë se do të krijojnë futbollistë të rinj dhe nga paratë e transfereve dikur do të fitojnë para.
Edhe ardhja e Stefan Kohlerit këtu hyn në këtë skemë. Ai duhet të sjellë në Tetovë “know-how-“ in zviceran. “Ka qenë qëndrim imi që pas përfundimit të karrierës aktive të vazhdoj të punoj diku me futboll, por as në ëndërr nuk e kam parë angazhimin në Tetovë”, thotë Kohler për gazetën “Limmattaler Zeitung”.
Kishte në fillim mjaft dilema. A do të paguhej me kohë, çfarë do të ishin kushtet dhe sidomos barriera gjuhësore. Por, përvojat e para atij i tregojnë se nuk ka pse brengoset për asnjërën. “Paga e parë më ka ardhur me kohë, njëra nga dy veturat e klubit me gjithë shoferin është gjithmonë në dispozicionin tim”, thotë Kohler, i cili banon ë një banesë “Me standarde zvicerane” .
Ai ishte befasuar se me stafin mund të flasë në gjuhën standarde gjermane ndërsa me lojtarët i mjafton anglishtja që kolegët ua përkthejnë pastaj lojtarëve në shqip.
Kur është te lojtarët, ai vë re se ambiciet e tyre drejt ligave evropiane nuk shkojnë gjithmonë me qasjen që shpesh nuk është a s e nivelit të Challenge ligës…”
Megjithëse, siç thotë ai, shokët e kanë këshilluar të mos “rrezikonte” duke shkuar në Tetovë, realiteti që ka gjetur këtu është ndryshe. Sigurisht e pengon “varfëria, rrugët shpesh me gropa dhe ndonjë gomar në rrugë”, por i jep zemër ngrohtësia me të cilën e presin shqiptarët.
Sigurisht, i mungon ndonjëherë standardi zviceran “shkëlqimi i Bahnhofstrasse-s së Cyrihut. Duhet të jesh paksa i krisur të vish këtu… por edhe të kesh miq të mirë rreth vetes”.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









