Futboll
Një tjetër klub i Premierligës hyn në garë për Rashicën
Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremani në ditët apo javët në vazhdim dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me futbollin anglez. Në garë për të është futur së fundmi edhe Leeds United
Milot Rashica vazhdon të mbetet pjesë e Werder Bremenit, por interesimi i klubeve të njohura evropiane për të nuk mungon.
24 vjeçari pritet të largohet nga klubi gjerman në ditët apo javët në vazhdim dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me futbollin anglez.
Kohë më parë, përfaqësuesin kosovar e pëlqente Liverpooli, ndërsa kohëve të fundit për të po insiston më së shumti Aston Villa.
Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se në garë për futbollistin ofanziv është futur edhe klubi tjetër i Premierligës, Leeds United.
Rashicën qe një kohë e pëlqen edhe Napoli në Itali, por edhe Leipzigu në Gjermani.
Werder Bremeni e vlerëson ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe të Vitesses 25 milionë euro.
Rashica ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.
Ai i ka zhvilluar 74 ndeshje me Werderin, duke i realizuar 24 gola dhe i ka bërë 14 asistime.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











