Tematike
Një popull në mes të ovacioneve dhe urrejtjes
Problemet, në pjesën e tyre më të madhe janë "prodhim vendor" (zviceran) dhe jo "të importuara përmes gjakut"
“Migrantët me prejardhje shqiptare shkaktojnë emocione më shumë se çdo komunitet i huaj në Zvicër. Ata zënë në të njëjtën kohë majat në statistikat e kriminalitetit por edhe në listat e golave!” Kështu e fillon gazeta Zürcher Unterländer e Büllach-ut artikullin lidhur me shqiptarët e Zvicrës, të cilët vazhdojnë të trajtohen si një fenomen në opinionin e këtushëm.
Vrasja e dyfishtë e bërë kohë më parë nga një kosovar në Pfäffikon ka shkaktuar tronditje ashtu si dhe therja me thikë e një mundësi zviceran në Interlaken, i cili pati fat të shpëtonte.
Politikanët e të djathtës alarmojnë menjëherë për një politikë të dorës së ashpër, për ndalim të migrimit dhe për dëbim. Pllakatet dhe afishet në mënyrë të vrazhdë sulmojnë një popull të tërë – shqiptarët e Kosovës. Por, pastaj del Xherdan Shaqiri me trikon zvicerane i cili me golat e tij, si i vetëm e çon drejt fitores kombëtaren e Zvicrës në një ndeshje kaq të rëndësishme. Kështu, kosovari avancohet papritur në hero zviceran.
I gjithë vendi brohorit dhe harron shpejtë se shumica e mërgimtarëve në Zvicër si muratorë, ndërtues tunelesh ose si infermierë çojnë shumë më shumë përpara Zvicrën se sa një sportist kulminant. Dhe, në vend të lëvdatave, punëtorët e thjeshtë “shpërblehen” me refuzim.
Si arsyetim për numrin e madh të delinkuentëve kosovarë në Zvicër, shumë shpejt përmendet prejardhja dhe sfondi kulturor. “E kanë në gjak (dhunën)”, thotë “sqarimi” nga kafeneja. Por studimet thonë se puna nuk është kaq e thjeshtë . Ato e kundërshtojnë perceptimin e përhapur se ballkanasit e sjellin dhunën me vete nga vendi i prejardhjes.
Profesori i të drejtës penale Martin Killias përmes një krahasimi të të rinjve në Ballkan dhe moshatarëve të tyre në Zvicër ka konstatuar se shkalla e delinkuencës e të rinjve nga Zvicra, për shumicën e delikteve është më e lartë se ajo e moshatarëve të tyre në Bosnjë.
Andrea Lafranchi, profesor i pedagogjisë sociale nga ky studim ka ardhur në përfundimin se “shkaqet e dallimeve duhet kërkuar në radhë të parë në Zvicër, gjegjësisht në sferën e socializimit dhe në kushtet e jetesës së fëmijëve me prejardhje të huaj këtu.
Pra, problemet duken që në pjesën e tyre më të madhe janë “prodhim vendor” (zviceran) dhe jo “të importuara përmes gjakut” nga vendet e prejardhjes”, përfundon Lafranchi. (BSH).
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











