Lajme
Një në katër emigrantë në Gjermani po planifikon të largohet, cilat janë arsyet?

Një studim i fundit tregon se një në katër emigrantë në Gjermani po konsiderojnë largimin nga vendi, ndërsa rreth 300,000 kanë plane konkrete për t’u larguar, shkruan The Local që ka anketuar edhe lexuesit. Shumë përshkruajnë frustrime të thella, zhgënjim dhe ndjenja të forta dëshpërimi për jetën në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Një nga aspektet më shqetësuese që u evidentua është përhapja e racizmit dhe diskriminimit, që sipas shumë emigrantëve është përkeqësuar vitet e fundit. Elvis, emigrant me vite në Gjermani, tha se në punë ndihet se gjermanët përkrahin më shumë bashkatdhetarët e tyre dhe shpesh tregojnë përbuzje ndaj të huajve:
“Gjermanët janë më të vëmendshëm ndaj gjermanëve. Kur bëhet fjalë për të huajt, ata tregojnë përbuzje dhe shpërfillje të hapur.”
R Palany, një drejtues me përvojë, përshkroi diskriminimin e fshehtë në vendin e tij të punës:
“Të huajt tolerohen në rastin më të mirë dhe vetëm deri në pozicione të nivelit të mesëm. Sa më i vjetër të jetë një i huaj, aq më shumë bëhet problem kombinimi i gjinisë, racës dhe kombësisë.”
Rishabh Singh nga Berlini shprehu një bindje të përbashkët mes emigrantëve:
“Gjermania është një vend ku racizmi dhe diskriminimi janë normalizuar në shoqëri.”
Një gjerman i natyralizuar, M.S., tha:
“Pavarësisht se kam qenë këtu për 15 vjet me një punë gjermanishtfolëse, gjithmonë ndihem ende i huaj dhe nuk kam ndjenjën e përkatësisë.”
Shumë të anketuar shprehin shqetësim edhe për mungesën e mundësive në tregun e punës, veçanërisht për jo-gjermanët. Nicolas, një italian në Berlin, tha:
“Po bëhet shumë e vështirë të gjesh punë, ose t’i mbash ato dhe të jesh në gjendje të rritesh profesionalisht. Mendoj se ka një nivel të rëndësishëm diskriminimi ndaj jo-gjermanëve. Kostoja e jetesës po rritet, ndërsa pagat po stagnojnë.”
Problemet me kujdesin shëndetësor dhe planet e pensionit janë gjithashtu arsye për shqetësim. Një korrespondent nga Stuttgarti shkroi:
“Pavarësisht se paguan mijëra euro për sigurim shëndetësor, është një makth të gjesh një takim.”
Disa emigrantë shprehin dëshirën për të kaluar vitet e pensionit në vende me kosto më të ulët dhe kushte më të mira jetese. Joseph W. nga Berlini tha:
“Pensioni në Gjermani është i shtrenjtë. Të jetosh me investime pa të ardhura në Gjermani është e vështirë.”
Ndjenja e mungesës së përkatësisë dhe pritshmëritë e thyera ndikojnë fort në vendimin për t’u larguar. Një student ndërkombëtar me bazë në NRW shkroi:
“Arsyet e mia janë taksat e larta, mungesa e jetës shoqërore, papunësia, diskriminimi i fshehur dhe asnjë mbështetje që më është dhënë si student për të shfrytëzuar potencialin tim të plotë.”
Disa emigrantë përmendën edhe nevojat familjare si arsye shtesë për largim, transmeton albinfo.ch.
Një i anketuar nga Karlsruhe tha: “Nuk jam ndjerë kurrë i mirëpritur, nuk kam ndjerë kurrë se mund të jem ai që jam, nuk kam ndjerë kurrë se gjermanëve do t’u pëlqente… më bëjnë të jem pjesë e shoqërisë së tyre.”
Për shumicën e të anketuarve, toni ishte një keqardhje dhe trishtim për ndjenjën e detyruar të largoheshin nga një vend që dikur shpresonin ta quanin shtëpi, si rezultat i racizmit “të hapur dhe të fshehtë”, pengesave burokratike, politikave anti-familjare dhe kostos në rritje të jetesës.
Frika nga e ardhmja theksohet nga Selvaraj nga Berlini:
“Ringjallja e së djathtës ekstreme dhe tavanin qelqi për njerëzit që nuk janë ‘Biodeutsch’ po e bëjnë situatën edhe më të vështirë”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit, policia zbuloi se shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane. ...
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
Jeta në Austri
-
Katër arsyet më të çuditshme për refuzimin e shtetësisë austriake Në Austri, procesi i marrjes së shtetësisë është i njohur për kërkesat e tij rigoroze, ku...
-
Austri: Këshilli Kombëtar prezanton klasa orientimi për fëmijët migrantë
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024