Lajme
Një “kundërmim i çuditshëm” detyron kthimin e avionit të nisur për në Cyrih
“Lidhur me shkakun e kundërmimit, janë duke u zhvilluar hetime nga teknikët tanë”, ka thënë zëdhënësi i Austria Airlines
Pak pas nisjes për në Cyrih, ku e kishte destinacionin, një aeroplan i Kompanisë Austrian Airlines u kthye në Aeroportin e Vjenës. Arsyeja: një kundërmim i çuditshëm në pjesën e prapme të kabinës.
Këtë konstatim e konfirmon edhe një zëdhënës i kompoanisë në fjalë, shrkuan 20minuten.ch. “Kur makina kisht nisur fluturimin, një kundërmim i pazakonsëm ka tërhequr vëmendjen e stafit të aeroplanit. Pas informimit të pilotëve, ata vendosën që të bëhej kthimi në vendin e nisjes.
“Siguria është në vend të parë për ne”, ka thënë më tutje zëdhënësi.
Ai ka bërë me dije se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për pasagjerët e aeroplanit dhe as për ekipazhin, tranmsemeton albinfo.ch.
Pas aterrimit të sigurt, pasagjerët janë vendosur në fluturake të tjera për të realoizuar fluturimin për në Cyrih.
“Lidhur me shkakun e kundërmimit, janë duke u zhvilluar hetime nga teknikët tanë”, ka thënë zëdhënësi.
Rastet e aterrimeve të detyruara, shpesh dhe për arsye banale, janë shpeshtuar kohëve të fundit në linjat që lidhen me aeroportet zvicerane. Vetëm dy ditë më parë, një fluturake u detyrua të kthehej në Cyrih pas dy orësh fluturimi drejt Bostonit, SHBA. Shkaku: wc-të e prishura-
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













