Integrimi
Një histori dashurie shqiptaro-gjermane, në qendër të romanit “Hanna”
Fatmire Zenelaj-Sopa, me librin në gjuhën gjermane „Hanna“, sjell një histori e vërtetë dashurie mes një shqiptareje dhe një gjermani

Fatmire Zenelaj Sopa filloi të shkruante tekste me tematika të ndryshme qysh në fëmijëri. Fatkeqësisht, të gjitha ato u dogjën nga lufta e fundit në Kosovë. Ishte pikërisht ajo kohë kur Fatmirja emigroi në Zvicër, bashkë me familjen. Përkundër sfidave të integrimit në shoqërinë zvicerane, ajo nuk u dorëzua.
Sot, Fatmire Zenelaj-Sopa ka të botuara disa libra me poezi. Kurse, së fundmi ka botuar librin e saj “Hanna”, një histori e dhimbshme dashurie mes një shqiptareje dhe një gjermani. Ngjarja është e vërtetë dhe Fatmirja përmes shprehjeve më të ndjeshme ka arritur të shpalosë këtë histori në formën më të mirë të mundshme.
E diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitein e Prishtinës, Fatmire Zenelaj Sopi nuk iu nda asnjëherë pasionit të saj për të shkruar. Pas studimeve, ajo emigroi në Zvicër, në vitin 2006. Duke mos iu ndarë dashurisë për shkrimin, ajo arriti të botojë librin e parë me poezi në gjuhën shqipe, më 2013, dhe pastaj të dytin më 2015.
Fatmirja arriti që në vitin 2020 të marrë çmimin e parë në Zvicër, në festivalin ndërkombëtar të letërsisë “StadtLesen”, ku u prezantua me një tekst rreth fatit të një vajze shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Fatmirja shkruan rreth temave të ndryshme, por që burimin e kanë në realitetin që i rrethon njerëzit. Romani i saj i parë që u botua së fundmi në gjuhën gjermane “Hanna”, është pikërisht një histori e vërtetë dashurie, të cilën ajo vendosi ta hidhte në letër.
“Librin e kam shkruar faktikisht para disa viteve në gjuhën shqipe. Kurse, më vonë ai u përkthye në gjermanishte nga albanologu dhe historiani Kurt Gostentschnigg. Ngjarja flet për vitin 2000, rreth historisë së dashurisë mes një vajze shqiptare dhe një gjermani, në një qytet në jug të Gjermanisë. Historinë e mësova nga motra e Hanës“, është shprehur ajo për albinfo.ch.
E gjithë ngjarja shfaq një histori dashurie me shumë konflikte. Kjo, për shkak të ndryshimeve të mëdha kulturore mes dy personazheve, të cilat familja e Hanës nuk i kapërdin dot.
“Historia e dashurisë së dy personazheve kryesore zhvillohet në një mjedis që karakterizohet nga konfliktet. Hanna mbetet mes dëshirës për të vendosur për dashurinë e saj, apo për kulturën dhe dëshirat e familjes së saj. Ajo përjeton refuzimin nga mjedisi i afërt. Përballet me një martesë të padëshiruar dhe me një dëshpërim nga mjedisi shoqëror”, ka sqaruar autorja rreth librit.
Libri tashmë ka marrë pëlqimin e publikut shqiptar dhe atij gjermanfolës.
Fatmirja ka vite që punon në Fachstelle Integration, në Rheintal. Ajo jeton në Oberriet të Zvicrës.
Në mes dy zjarresh
“Historia e dashurisë së dy personazheve kryesore zhvillohet në një mjedis që karakterizohet nga konfliktet. Hanna mbetet mes dëshirës për të vendosur për dashurinë e saj, apo për kulturën dhe dëshirat e familjes së saj. Ajo përjeton refuzimin nga mjedisi i afërt.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit