Në mbrëmjen e datës 25 qershor 2025, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për Migrantët, me seli në Bazel, organizoi një veprimtari festive për dy gëzime. Më shumë se 200 mysafirë festuan së bashku në kopshtin e ABSM në Gempenstrasse 27 në Bazel, për fillimin e stinës së verës si dhe për mbarimin e vitit të kurseve për vitin 2024-2025.
Lajme
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar
Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të larmishme kombëtare; e muzikës, veshjeve dhe ushqimeve tradicionale
E hënë, 7 Korrik 2025 - 21:15

Padyshim, edhe bilanci pozitiv i punëve dhe rezultateve gjatë kësaj periudhe ndikoi jo vetëm tek drejtuesit dhe anëtarët e stafit të ABSM-së për t’u ndier edhe më shumë të çlirët e të gëzuar…,sidomos për faktin që angazhimi dhe përkushtimi i tyre u ishte shndërruar në punë të dobishme, në vepra të përjetueshme e të kontrollueshme!
Falë organizimit shembullor nga ekipi i përkushtuar i ABSM si dhe nga pjesëmarrja masive ishte me të vërtetë një festë plot gjallëri, larmi dhe emocione. Ashtu si edhe në vitet e mëparshëm, por këtë vit me risi në organizim dhe zhvillim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të larmishme kombëtare; e muzikës folklorike dhe lirike; e veshjeve dhe ushqimeve tradicionale të çdo vendi pjesëmarrës me grupe migrantësh.
Ambienti i mbrojtur dhe plot gjelbërim nga pemët e larta dhe aroma nga lulet e shumëllojshme të stinës i kopshteve e bëri atmosferën edhe më të kënshme dhe relaksuese për të gjithë pjesëmarrësit e tre brezave. Ndërsa të rriturit shijonin ushqimet dhe muzikën, fëmijët mund të luanin ose të angazhoheshin në aktivitete krijuese , të mbikëqyrur nga drejtuesit e përvojshëm të grupit të lojërave në ABSM.
Kjo veprimtari shërbeu edhe për të krijuar njohje dhe lidhje të reja shoqërore e për bashkëpunim. Por, edhe e diversitetit demokratik në opinione e mendime, për ta bërë ABSM edhe më shumë si një familje të dytë për secilin që pranon me dëshirë të lirë vetiake të përfshihet në programet dhe kurset e saj, të dobishme për të gjithë.
Për të gjitha sa u panë dhe përjetuan në këtë ngjarje, tashmë të përvitshme dhe tradicionale në ABSM, mund të thuhet pa e tepruar se ajo ishte më shumë se një festë. Ajo ishte një dëshmi konkrete dhe e gjallë për harmoninë mes ekipit drejtues dhe realizues me pjesëmarrësit në kurset e ABSM, për dëshirën e sinqertë e të fortë të të gjithë palëve për të punuar dhe jetuar me harmoni dhe me korrektesë qytetare! Por, edhe me respekt të ndërsjellët dhe mirëkuptim mes njerëzve me origjina e biografi të ndryshme në raportet me njeri-tjetrin si dhe me popullsinë vendase helvetike dhe me autoritetet kantonale dhe shtetërore!
Vitet e jetesës, të kurseve e të punës në Zvicër i kanë bindur edhe shumicën e pjesëmarrësve në këtë veprimtari se duhet të përpiqen vazhdimisht e sa më shumë për t’u bërë si vetë zviceranët, qytetarë korrektë me ligjet, rendin kushtetues dhe bashkëjetesën e kulturuar dhe në harmoni reciproke si fqinjë e kolegë. Kjo frymë respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi u shpreh edhe në fotografitë dhe videot e shumta që bënë grupe pjesëmarrësish me miq të hershëm apo me të porsa njohur në këtë veprimtari, një pjesë e të cilave u përcollën prej tyre edhe në rrjetet sociale më të parapëlqyer.
Duke e përmbyllur mund të thuhet pa mburrje dhe eufori se prej 28 vjetësh, ABSM ofron hapësira për veprimtari e takime të larmishme, emocionuese dhe të dobishme, duke e bërë integrimin përditshmëri të përjetuar. Pjesëmarrësit u larguan nga kjo veprimtari plot gjallëri dhe kënaqësi duke ndier edhe dëshirën e sinqertë tek të gjithë për bashkëpunim më të ngushtë e më të dobishëm në të ardhmen.
Besim Pajaziti, Zv. President
ABSM Basel
Gempenstrasse 27, 4053 Basel
www.absm.ch / [email protected] / +41 61 361 85 88 / +41 77 488 87 57
Të ngjashme

ABSM fillon kurset e gjuhës dhe të integrimit
- ABSM në Bazel, një adresë e respektuar nga të huajt dhe vendësit
- ABSM përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/2018
- ABSM zhvilloi ceremoninë e përfundimit të vitit shkollor 2013-2014
- ABSM, një qendër që nuk mund të anashkalohet, kur flitet për integrimin në regjionin e Bazelit
- ABSM, sinonim për integrimin e suksesshëm në Zvicër
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë