Kosova
Nisin verifikimet për shitjen e biletave Kosovë-Angli
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
Në një komunikatë për media thuhet se Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet që nga 15 tetori 2019 lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen Kosovë-Angli, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar.
Ndryshe, edhe sot sistemi për blerjen e biletave online për ndeshjen Angli-Kosovë është jashtë funksionit.
Në fakt, faqja ka rënë nga sistemi ende pa nisur shitja e biletave, që ishte caktuar për dje. Kjo mënyrë e shitjes së biletave është kritikuar nga tifozët, pasi ata e kanë të pamundur t’i blejnë ato, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












