Kosova
Nisen për Kosovë të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci
Mediumi kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e kosovarëve të mbijetuar nga aksidenti në Kroaci të dielën, ku kishin vdekur 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë
I mbijetuari i aksidentit tragjik, Drilon Muji, para nisjes për Kosovë ka falënderuar Qeverinë e Kroacisë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
”Unë veç dua ta falënderoj Qeverinë e Kroacisë për çdo gjë që ka bërë për ne. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve. Në Kroaci të gjithë na ofruan ndihmë”, tha Muji.
Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë për REL se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobusin e një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00
VIDEO:
https://www.facebook.com/24sata/videos/387228789501332/
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











