Uncategorized
Nis zbatimi i marrëveshjes për policat e sigurimit
Sipas marrëveshjes, serbët në Kosovë hyjnë me Kartonin e Gjelbër ndërsa kosovarët në Serbi me sigurimin "TPL plus" që kushton 40 euro për një vit
Nga mesnata ka filluar të zbatohet Marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar kështu hapin e parë të lëvizjes pa pagesë ekstra, për automjetet e dyanshme. Sipas marrëveshjes, serbët në Kosovë hyjnë me Kartonin e Gjelbër ndërsa kosovarët me sigurimin TPL plus.
Marrëveshja për policat kufitare është arritur më 24 korrik, ndërsa pas dështimeve të disahershme, nisi të zbatohet në mesnatë.
Sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit, ndërsa do të vlejë edhe për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Provuese (Probna tabla).
Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshja është marrëveshje për të cilën kanë qenë më të interesuar qytetarët serbë të Kosovës. Sipas ti, arsyeja e saj është në radhë të parë ekonomike, raporton Koha.
Deri tash qytetarët e Kosovës kanë paguar nga 100 euro për sigurimin njëmujor të automjeteve, kurse për hyrjen dyjavore në Kosovë është bërë pagesa prej 40 eurosh.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










