Turizëm
Nis puna në ndryshimin e Qendrës së turizmit në Valbonë
Me financim të Qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Evropës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punën në projektin për rikonstruktimin e Qendrës së turizmit në Valbonë.
Qendra e turizmit në Valbonë pritet të bëhet si një qendër multifuksionale që ofron akomodim, informacion për vizitorët, hapësira për zyra, për nisma të reja turistike etj.
Ndërhyrjet do të bëhen në restaurim arkitektonik dhe funksional të dy objekteve ekzistuese për t’u përshtatur me funksionet e reja të qendrës, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu parashikohet ndërtim i 4 bungaolëve për nevojat e qendrës në kohën e pikut turistik.
Një tjetër ndërhyrje do të jetë ndërtimi i një dyqani dhuratash, për të promovuar artin dhe prodhimet e zonës.
Turizmi është perspektiva më premtuese e zhvillimit për Valbonën dhe Tropojën. Mbi 120 mijë turistë vendas dhe të huaj vizitojnë Valbonën çdo vit.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









