Lajme
Sa është real rreziku i asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi
“Kemi ngelur vetëm 5% shqiptarë nga popullata e përgjithshme. Jemi të rrezikuar për sa i përket asimilimit të shqiptarëve..."
Më në fund pas shumë vjetësh një shqiptar që ngre lart flamurin kuq e zi në Mal të zi nuk do të gjobitet.
Qeveria malazeze ka vendosur të lejojë simbolet kombëtare në Mal të Zi. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.
Në një lidhje me skype me emisionin “Shqipëria Live” ne Top Channel, Faik Nika, kryetari i Këshillit Kombëtar tha se shqiptarët në Malin e Zi po përballen me tri probleme madhore. Sipas tij, janë asimilimi, emigrimi dhe numri i vogël i tyre, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi ngelur vetëm 5% shqiptarë nga popullata e përgjithshme. Jemi të rrezikuar për sa i përket asimilimit të shqiptarëve. Janë qytetet më pak të zhvilluara aty ku jetojnë shqiptarët. Tuzi krahasuar me Podgoricën ka më pak investime. Meqë kjo u arrit, sfida e ardhshme është hapja e vendeve të punës që shqiptarët në këto treva të mos emigrojnë. Të jenë të integruar në administratë, pasi qasja është shumë e vogël për t’u punësuar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












