Kosova
Ngjyrat e Newborn-it u kushtohen viktimave të dhunuara gjatë luftës
"Të bëhemi zëri i tyre"
Sot, me rastin e pavarësisë së Kosovës Newborn-i i famshëm është ngjyrosur me të tjera ngjyra dhe me fjalë që u dedikohen viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve, anembanë botës.
“Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje”, është shkruar mbi shkronjat e Newborn-it të Prishtinës.
Dizajnues i këtij punimi është Fisnik Ismaili, i cili në faqen e tij, bashkë me dizajnin, ka shkruar:
“Po bahen 21 vjet që neglizhohen, s’pranohen prej shoqërisë, përulen e nënçmohen, përderisa çështja e tyne shukatet. Konsiderohet si marre. Injorohet vazhdimisht fakti që 20,000 janë përdhunue gjatë luftës, derisa ato kanë vazhdue me shumë mund me iu kthye jetës normale, me përbuzjen më të madhe që ua kemi dhanë ne, e që hala s’po bahemi zani i tyne sa duhet”.
Mbi shkronjat e Newborn-it janë shkruar edhe pjesë të rrëfimeve të viktimave të dhunuara gjatë luftës. Një ndër to, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila kohë më parë publikisht doli dhe tregoi se ka qenë e dhunuar gjatë luftës, ka shpërndarë fotografitë e dizajnuara për viktimat e dhunës dhe ka shkruar:
“Kur do do i harrojmë 20 mijë. Fisi na e përkujton që edhe ne jemi kategori e luftës. Bravo, Fis”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










