Bota
Ngjarje e rëndë në Itali, burri shqiptar godet me çekiç gruan dhe veten
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në një familje shqiptare në territorin e provincës së Milanos. Një grindje për motive banale degjeneroi në një sherr të dhunshëm mes një çifti emigrantësh shqiptarë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm në komunën Paullo, në jug-lindje të provincës së Milanmos.
Bashkëshorti 68-vjeçar goditi me çekiç në kokë bashkëshorten e tij 65 vjeçe. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë e në rrezik për jetën në spitalin Niguarda të Milanos.
Pasi ka goditur dhunshëm bashkëshorten, 68-vjeçari shqiptari ka goditur me çekiç në kokë veteveten, duke tentuar vetëvrasjen. Ka qënë një 77-vjeçare italiane, fqinje e familjes shqiptare, e cila ka tentuar të ndalë dhunën e tij e të lajmërojë forcat e rendit, shkruan Ora, përcjell Albinfo.ch.
68-vjeçari ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, aktualisht në gjendje kome.
Mësohet se vetëm pak kohë më parë 68-vjeçari shqiptar kishte humbur vendin e punës.
Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg, me akuzën e tentativës së vrasjes për motive të dobëta.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














