Kosova

Nga sot ose pajisjet dimërore ose gjoba

Aksidentet mund të parandalohen nëse ngasësi u kushtojnë vëmendje edhe pajisjeve të nevojshme në veturë

Aksidentet mund të parandalohen nëse ngasësi u kushtojnë vëmendje edhe pajisjeve të nevojshme në veturë. Ndër to janë edhe mjetet dimërore që tashmë duhet t’i kenë drejtuesit e makinave.

E çmimi për blerjen e gomave dimërore varion nga 25 deri në 40 euro. Ata që e bëjnë këtë punë, thonë se po punojnë në dy ndërrime dhe me orarë të zgjatur për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve.