Lajme
Nga frika e mungesës së gazit, gjermanët blejnë pajisje elektrike për ngrohje
Shitjet u rritën me 35 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të shqetësuar për një krizë të mundshme energjetike gjatë muajve të dimrit, qytetarët gjermanë kanë filluar të blejnë ngrohës elektrike për shtëpitë e tyre.
Sipas firmës së hulumtimit të tregut, në Gjermani janë shitur 600,000 ngrohës elektrikë në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.
U vu re se shitjet u rritën me 35 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Të gjithë duan të blejnë ngrohës elektrikë, por inventari është shitur plotësisht. Ngrohësit e rinj mund të mbërrijnë në shtator, tetor ose nëntor. Asnjë kompani nuk mund të thotë nëse do të dorëzohen apo jo. Sepse tani për tani gjithçka është shitur”, tha një punonjës, teansmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Petra shprehet e është shqetësuar pasi qeveria gjermane ka bërë thirrje për uljen e konsumit të energjisë.
“Kam frikë për të ardhmen. Nëse nuk kam ngrohje dhe kemi shqetësime shëndetësore, do të na duhet të paktën një banjë e nxehtë. Ndoshta nuk do të bëjmë dush me ujë të nxehtë, nuk e di”, u shpreh ajo.
Për të kursyer energji, qeveria gjermane ka kërkuar që gjatë natës dritat të fiken në ndërtesat e monumentetet qeveritare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë,
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













