Kosova
Nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Kanadaja riatdhesohen 138 kosovarë
Në Kosovë sot janë kthyer 138 qytetarë nga Londra, të cilët ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.
Këtë e bëri të ditur Ambasada e Kosovës në Londër, me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.
“E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
“Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mirë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











