Maqedonia
Nga 1 shtatori, dokumentet e Covid-19 për hyrje-dalje në Maqedoni, obligative
Mësohet se nga 1 shtatori i vitit 2021 shtetasit vendas dhe të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të paraqesin-certifikatën e vaksinimit nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës, ose certifikatë/vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR SARS-CoV-2, 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.
“Për qytetarët maqedonas që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikatë për vaksinim ose që e kanë kaluar KOVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 ditësh izolim në shtëpi me vendim të Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, theksohet në vendimin e seancës së sotme të qeverisë.
Po ashtu, theksohet se shtetasit e huaj që kalojnë tranzit në vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











