Koronavirusi: çast pas çasti
Nga 1 korriku, BE-ja hap kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor
Komisioni Evropian rekomandoi sot heqjen e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit deri më 15 qershor, hapjen e kufijve të jashtëm për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku dhe hapjen graduale të kufijve të jashtëm për qytetarët e vendeve të tjera të treta, në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.
Komisioni gjithashtu rekomandon që kufizimet e udhëtimit në BE për shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë të hiqen nga 1 korriku, “pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë sesa në BE”.
Për vendet e tjera të treta, Komisioni nuk rekomandon heqjen e përgjithshme të kufizimeve, pasi gjendja shëndetësore në disa prej tyre është kritike.
Për qytetarët e vendeve për të cilët mbeten kufizimet, Komisioni rekomandon zgjerimin e kategorive të udhëtarëve që mund të hyjnë në BE, siç janë studentët.
“Pas heqjes së kontrolleve të brendshme të kufijve, ne propozojmë një qasje të qartë dhe fleksibile drejt heqjes së kufizimeve të udhëtimit në BE nga 1 korriku. Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, për lidhjen e familjeve dhe miqve”, tha komisionarja e Çështjeve të Brendshme, Ilva Johansson.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










