Koronavirusi: çast pas çasti
Nga 1 gushti: Edhe Franca me teste në aeroporte
Testi i detyrueshëm aplikohet nga data 1 gusht, dhe do të kryhet edhe në portet franceze
Franca ka vendosur duke filluar nga kjo fundjavë të bëjë testimin e koronavirusit të detyrueshëm për të gjithë personat që vijnë nga 16 vende, kur rastet e Covid-19 po rriten, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut.
Kryeministri francez Jean Castex njoftoi se vendi po shtrëngon kontrollet e kufijve për të ndaluar një valë të re të virusit.
Testimi do të kryhet në aeroport ose udhëtarët duhet të kenë bërë testimin brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit, transmeton Monitor.
Vendet që do t’i nënshtrohen testimeve para hyrjes në Francë janë ato që konsiderohen si me rrezik të lartë, të cilat i përkasin listës “të kuqe” për qarkullimin e koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Në listë përfshihen: Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Panamaja, Afrika e Jugut, Kuvajti, Katari, Izraeli, Brazili, Peruja, Serbia, Algjeria, Turqia, Madagaskari, India dhe Omani. Listës mund ti shtohet edhe Maroku.
“Testet do të jenë për shtetasit francezë që jetojnë në këto vende ose shtetasit e këtyre vendeve që jetojnë në Francë,” theksoi Castex gjatë vizitës së tij në aeroportin Charles de Gaulle.
Testi i detyrueshëm aplikohet nga data 1 gusht, dhe do të kryhet edhe në portet franceze.
Personat që vijnë nga BE, Mbretëria e Bashkuar, vendet e zonës Shengen ose 12 vendet që janë aktualisht janë në listën e sigurt të BE-së nuk do t’u kërkohet testimi para se të hyjnë në Francë.
Muajin e kaluar, Franca hoqi kufizimet për udhëtimet jo thelbësore në Francë për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendet e zonës Shengen.
Për shkak të situatës aktuale të koronavirusit, një pjesë e madhe e vendeve kanë vendosur të imponojnë testin e Covid-19 ose të rikthejnë karantinën e detyrueshme për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











