Kosova
Nesër pritet arrestimi i Saimir Tahirit, dalin përgjimet e reja
Prokuroria e krimeve të renda i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Tahiri
Kuvendi i Shqipërisë pritet që nesër (e premte) t’ia heq imunitetin deputetit Saimir Tahiri, me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, e cila dyshon se ai është i përfshirë me grupe kriminale të kontrabandës me drogë. Këtë njoftim e ka publikuar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në një konferencë urgjente për media.
Ai ka njoftuar se sot në orën 17:00 është njohur me kërkesën e prokurorisë të krimeve të renda që i kanë drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Tahiri. Nga Kryesia e kuvendit Ruçi tha se nesër në orën 11:00 do të mblidhet këshilli për mandatet për të vendosur në lidhje me kërkesën e organit të akuzës.
Ndryshe, gjatë ditës mediat në Tiranë kanë publikuar disa përgjime të grupeve kriminel nga Vlora, të cilët përmendin emrin e Tahirit, si ndërmjetës. Madje ata thonë s disa mjete duet t’ia dërgojnë Saimirit, ish-ministër i Brendshëm në qeverisjen e kaluar “Rrama 1”.
Pra, ishin autoritetet italiane kanë publikuar dosjen e plotë prej 416 faqesh të përgjimeve të grupit të Habilajve, aty kalon shpesh emri “Saimir” i cili sipas tyre ka të bëjë me një politikan të rendësishëm në Tiranës. Ndërkohë, pjesë e dosjes është edhe një përgjim ambiental mes Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit ku duket se ndajnë diçka. Nuk është e qartë nëse ndajna tufa parash apo diçka tjetër.
Flet Nezari Seiti: “Dje fola me Florian Habilajn dhe më tha se 30 copë… (nuk mbaron fraza)…i vura unë me Moisiun 30 copë…E pyeta se ku po i çonte dhe më tha se do t’ia çonin Saimirit.. I thash jo vëlla..unë nuk marr 150 euro..për 20 euro…çfarë po thua?. “Vetëm për tëndën dhe timen..50 copë i merr Saimiri…tani ka shkuar të marrë një pesëmbëshjetëshe…dhe i thash: çfarë po bën? Unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne..,jo jo s’jam çmendur”, thashë. E mirë më tha, se i merr Agroni 50 mijë…Bëj ç’të duash i thash, ai ka linjën, ka kamionin…copë m…”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











