Kinema
Nesër fillon “Kino Kosova” në Cyrih
Kino Kosova – edicioni i dytë këtë vit në Bernë dhe i pari në Cyrih dhe në Gjenevë, krijon hapësirë për filma aktualë nga Kosova dhe diaspora.
Nga 19 deri më 22 gusht, në Cyrih mbahet festivali “me filma nga Kosova dhe diaspora e saj, Kino Kosova”.
“Ky festival krijon hapësirë për filmat aktualë nga Kosova dhe diaspora e saj. Filmat e shkurtër, dokumentarët dhe filmat artistikë të zgjedhur për këtë rast tregojnë perspektiva të ndryshme nga shteti ende i ri dhe pasqyrojnë marrëdhënien e veçantë midis Zvicrës dhe Kosovës”, thuhet në një njoftim të, publikuar nga kinemaja e Cyrihuut “Riffraff”, ku do të bëhet shfaqja e filmave, shkruan albinfo.ch.
Përveç filmave, audienca do të ketë mundësi për të takuar regjisorë dhe artistë – në diskutime në panel dhe koncerte.
Kino Kosova tregon histori nga dhe me njerëz të ndryshëm dhe kështu bëhet një vend shkëmbimi midis komuniteteve të ndryshme.
Temat e filmit janë unike, histori të jashtëzakonshme që na trazojnë, na bëjnë të mendojmë, frymëzojnë dhe mund të na japin një përvojë krijuese. Kino Kosova dëshiron të befasojë audiencën e saj dhe në të njëjtën kohë t’i udhëzojë ata përmes asaj që kemi për të ofruar në bazë të preferencës, interesit dhe temave.
Po ky festival, me numër të ndryshëm filmash do të zhvillohet edhe në Bernë, në shtator dhe në Gjenevë, në tetor. Në Bernë, “Kino Kosova” po organizohet për herë të dytë. Albinfo.ch do të informojë me kohë për këto dy edicione të festivalit.
“Kino Kosova” organizohet nga KULTURALINK – një shoqatë me seli në Bernë që synon të bashkojë njerëzit, përmes artit dhe kulturës. Preokupimi ynë kryesor është të krijojmë lidhje dhe platforma për shkëmbim midis artistëve dhe audiencës. Ne kryesisht merremi me fotografi, film, video, teatër, arte pamore dhe muzikë. Këto arte synojnë të arrijnë një publik dhe të ndihmojnë në kuptimin dhe njohjen e kulturave të ndryshme si dhe shkëmbimin e ideve me njëri-tjetrin”, mund të lexohet në KULTURALINK. (https://www.kinokosova.com)
“Popullsia e dytë më e madhe e huaj në Zvicër është shqiptare, dhe kjo reflektohet në ADN -në e shoqërisë zvicerane, në të gjitha nivelet. Filmi hedh dritë mbi kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të gjetura në një shoqëri, të cilës i duhet të përshtatet me popullsinë gjithnjë në rritje. Duke u dhënë zë të prekurve, filmi shqyrton këtë gjeneratë të re të “zviceranëve të rinj” mbi bazën e disa figurave kryesore, secila prej të cilave jep një pasqyrë të veçantë të lidhur me këtë temë”, transmeton albinfo.ch prezantimin e bërë nga organizatori i festivalit.
Në mënyrë që edicioni i dytë i Kino Kosova të rezultojë më i suksesshëm, inkurajohet pjesëmarrja më masive nga komuniteti ynë dhe më gjërë.
Kino Kosova ka këtë itinerar këtë vit: Cyrih, 19-22 gusht 2021 Kino Riffraff; Bernë, 22-26 shtator 2021 KinoRex dhe Gjenevë, 7-8 tetor 2021 Cinelux.
Programi i shfaqjes së filmave në Cyrih:
“Mërgimi”
“Filma të shkurtër – Kino Kosova 2021”
“Me dasht ‘me dasht’ me dasht ‘
“Nëntor i ftohtë”
“Zgjohu në Mars”
“Zana”
“Zvicra”
“Exil”
“Pick a Name”
“Ajo”
“Bashkimi”
Orarin dhe informacionet tjera rreth shfaqjes së filmave mund t`i gjeni në këtë link:
https://de.kinokosova.com/programriffraff
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











