Lajme
Nëse ke qenë në UÇK, nuk mund të bësh çka dëshiron
Shefi në largim i EULEX-it, Gabriele Meucci tha se “për shkak të së kaluarës dhe cilësimit patriot, nuk mundesh gjithë jetën me vjedhë”
“Në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të kryesh çfarëdo krimi që do. Kjo është e papranueshme”. Kështu ka deklaruar shefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci.
Në intervistën dhënë REL-it, Meucci tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë është më e vështirë për shkak se “disa liderë në spektrin politik besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan”.
Ai tha se misioni i EULEX-it nuk mund të quhet i dështuar, sepse çdo dështim do të nënkuptonte edhe dështim të vet Kosovës, që këtë mision e ka të bashkëngjitur në sistemin e vet të drejtësisë.
“Askush nuk po flet për cilësinë e luftëtarit, por po flasim për vjedhjen e parave nga shteti, pasurimin përmes mashtrimit, pra për gjëra të tilla. Nuk mund ta pranojmë idenë se për shkak të së kaluarës, për shkak të cilësimit patriot, dikush ka të drejtë që për tërë jetën të vjedhë. Kjo është e papranueshme. Prandaj jemi këtu. Dhe të gjithë këta njerëz që kanë luftuar gjatë luftës për pavarësi tani janë në pushtet dhe nuk mund të mendojnë se për shkak se e kanë fituar luftën kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan”, deklaroi Meucci.
Kjo, sipas tij, quhet mosndëshkueshmëri.
“Në ligjin evropian kjo e drejtë për të bërë çfarë të duash nuk ekziston. Dhe po provojmë që të sigurojmë se njerëzit e kuptojnë këtë”, deklaroi shefi në ikje i EULEX-it Meucci, i cili misionin e tij në Kosovës e vlerësoi të suksesshëm. “Kemi shqiptuar 600 verdikte. Nuk është një numër i vogël. Verdiktet nuk do të mund të kishin një rezultat të mirë, nëse gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës do të ishin vetë në përballjen me to”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










