Kuriozitete
Nëse bie shi, turistët do të kompensohen
Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për të gjithë pushuesit vetëm për muajin maj dhe më pas do të aplikohet sërish që nga 15 shtatori e deri më 31 tetor

Qyteti Portoferraio në ishullin italian të Elbas, ka vendosur t’u rimbursojë akomodimin turistëve për ditët me shi.
Nisma është ndërmarrë nga autoritetet lokale të qytetit, duke qenë se numri i turistëve, si pasojë e shirave të majit, ka pësuar rënie.
Kjo nismë e quajtur “Elba No Rain” (“Elba pa shi”) është një prej fushatave kryesore të këtij qyteti, e cila ka filluar të aplikohet që nga ky muaj.
Të gjitha hotelet në vend kanë premtuar se do t’u rumbursojnë turistëve koston e akomodimit të tyre nëse bie shi gjatë ditëve që ata do të qëndrojnë aty.
Sigurisht që për të përfituar nga kjo nismë, të gjithë pushuesit duhet t’i rezervojnë pushimet e tyre në një hotel apo shtëpi pushimi të licencuar, transmeton ‘monitor’.
Nëse bie shi për dy orë pa pushim gjatë një dite, atëherë kostoja e akomodimit në hotel e asaj dite do t’u rimburohet turistëve, përcjell albinfo.ch.
Turistëve do t’u rimbursohet e gjithë vlera që ata kanë shpenzuar për akomodimim nëse gjatë ditëve që ata kanë zgjedhur për të pushuar në këtë ishull bie shi çdo ditë për dy orë pa pushim.
Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për të gjithë pushuesit vetëm për muajin maj dhe më pas do të aplikohet sërish që nga 15 shtatori e deri më 31 tetor.
Claudio Della Lucia, koordinator i turizmit për ishullin, shprehet se nisma është ndërmarrë për të mos ulur numrin e turistëve gjatë ditëve me shi. Ai thotë më tej se si pasojë e parashikimeve për një mot të paqëndrueshëm, numri i turistëve dhe akomodimet që ata rezervojnë në hotele shënon një rënie me deri në 20 për qind.
Elba është ishulli i tretë më i madh i Italisë, pas Sicilisë dhe Sardenjës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor