Lajme
SHBA: Nënshkruhet paketa financiare prej 900 miliardë dollarësh
Tani përfitimet e papunësisë do të rikthehen
Pas shumë polemikave për mosnënshkrim, sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një paketë financiare prej 900 miliardë dollarësh për të përballuar impaktin e koronavirusit në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas BBC, në fillim të javës zoti Trump kritikoi ashpër projektligjin dhe la të kuptohej të shtunën se ende është kundër tij.
“Unë thjesht dua t’u jap 2000 dollarë njerëzve tanë të mrekullueshëm, në vend të shumës së vogël prej 600 dollarësh që është propozuar. Gjithashtu, ndalni shpenzimin e miliarda dollarëve në ‘përfitime’”, shkroi ai në Twitter.
Një mbyllje e pjesshme e qeverisë federale mund të fillonte nëse Trump nuk do ta nënshkruante projektligjin. Paketa ekonomike me vlerë 900 miliardë dollarëshe u miratua nga Kongresi pas muajsh të gjatë negociatash.
Ajo ishte pjesë e një pakete shpenzimesh prej $ 2.3tn që përfshin $ 1.4tn për shpenzimet normale të qeverisë federale.
Rritja e shumës së ndihmave u pa si një kritikë ndaj vetë anëtarëve të Partisë së tij Republikane, të cilët u kishin rezistuar përpjekjeve të demokratëve për të negociuar pagesa më të mëdha.
14 milionë amerikanë do të humbasin përfitimet e papunësisë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.
Nëse Trump nuk do ta kishte nënshkruar projektligjin në mesnatën e së hënës, një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të kishte filluar nëse ligjvënësit nuk kalojnë një projekt-ligj. Përfitimet e papunësisë tani do të rikthehen.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












