Shkurt.ch
Humbin jetën nënë e bijë nga moti i lig në Lucern
Në Dierikon të Kantonit të Lucernit janë mbytur nëna 32 dhe vajza e saj 5 vjeçare në ujin që ka vërshuar bodrumin e shtëpisë së tyre
Moti i lig që ka kapluar mbrëmë pjesë të ndryshme të Zvicrës, ka shkaktuar në regjionin e Zvicrës Qendrore dy viktima. Në Dierikon të Kantonit të Lucernit janë mbytur nëna 32 dhe vajza e saj 5 vjeçare në ujin që ka vërshuar bodrumin e shtëpisë së tyre. Siç bën të ditur policia e Lucernit, dy viktimat janë gjetur gjatë pompimit të ujit nga bodrumi i shtëpisë në fjalë.
Stuhitë me reshje të mëdha shiu kanë shkaktuar vërshime edhe në qytetin e Lucernit dhe në aglomeracion, duke vërshuar bodrume shtëpish dhe rrugë.
Policia gjatë gjithë natës ka marrë thirrje të shumta emergjente ndërsa autoritetet shtetërore konsiderojnë se dëmet materiale të shkaktuara kalojnë shifrat milionëshe.
Mot i keq ka mbretëruar natën e të dielës edhe në Kantonin e Cyrihut. 31 organizata zjarrfikësish të alarmuar nga qytetarët është dashur të ndërhyjnë në 350 raste, shkruan srf.ch.
Është njoftuar për një numër të madh bodrumesh të vërshuara nga uji duke filluar nga ora 21. 30 e natës së mbrëmshme.
Qarqet si Affoltern, Dietikon, Horgen dhe Cyrih kanë qenë më të goditura nga stuhitë, transmeton albinfo.ch. Vetëm në qytetin e Cyrihut merret vesh për 89 ndërhyrje të ekipeve shpëtimtare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









