Integrimi
Nëna shqiptare do të rrezatojë humanizëm edhe nga qyteti Wil i Zvicrës
Qyteti Wil i St.Gallenit është bërë qyteti i parë zviceran, në të cilin është vendosur shtatorja e shenjtëreshës shqiptare, humanistes se përmasave botërore, Nënë Terezës
Viteve të fundit shumë vende të botës e kanë zbuluar aktualitetin e Nënë Terezës, shenjtëreshës universale, ka thëne don Lush Gjergji me rastin e përurimit të shtatores së humanistes shqiptare, një prononcim për albinfo.
Është shenjtëresha e parë pas dymijë viteve që nuk është vetëm e krishtere por e mbarë njëzimit, ka thënë ndër të tjera don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës përcjell albinfo.ch. Sipas tij jo vetëm hindusët, budistët, myslimanët por edhe të pa fetë ata që deklarohen që nuk besojnë në askënd, besojnë në mirësinë dhe dashurinë e Nënë Terezës. Të gjithë ne që jemi të gjallë, kemi nevojë që ta kemi një mbrojtëse, një pajtore, një shenjtëreshë të jetës, ashtu siç është Nena jonë Terezë.
Don Lush Gjergji, është shprehur i lumtur që mërgata shqiptare në Zvicër, së bashku me Misionin Katolik Shqiptar dhe vendasit kanë bërë të munduar që sot pranë kishës St.Peter Kirche të kemi shtatoren e Nënë Terezës.
Në porosinë e tij, don Lush Gjergji, ka ftuar të gjithë bashkëkombësit e tij që jetojnë në Zvicër, që, saherë që të ndihen të lodhur të mërzitur të vijnë tek shtatorja e Nënë Terezës ngase aty do të gjejnë, siç ka thënë ai, një rreze të dashurisë së zotit.
Qyteti Wil i St.Gallenit është bërë qyteti i parë zviceran, në të cilin është vendosur shtatorja e shenjtëreshës shqiptare, humanistes se përmasave botërore, Nënë Terezës.
Ceremonia e rëndësishme dhe kulturore e udhëhequr nga Misionit Katolik Shqiptar i Zvicrës, është mbajtur në Kishën St.Peter Kirche ku janë kryer lutjet për bekimin e shtatores së Nënë Terezës. Mesha është drejtuar nga meshtarë shqiptarë dhe zviceranë, udhëhequr nga don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi më i njohur i Nënë Terezës.
Besimtarë të shumtë kanë kryer ritet fetare në një atmosferë festive. Mesha është përcjellë me një program të përgatitur, pjesë e të cilit ka qenë edhe leximi i disa thënieve mbresëlënëse të Nënë Terezës.
Pas meshës dhe lutjeve që kanë bërë besimtare të shumtë të ardhur për të marrë pjesë në ngjarjen e rëndësishme, është bërë përurimi i shtatores së humanistes shqiptare Nënë Terezës. Shtatorja është vendosur në oborrin e kishës St.Peter Kirche, në rrugën Lerchenfeldstrasse të qytetit tëWilit.
Në fund është mbajtur edhe një akademi solemne kushtuar Nënë Terezës, ndër mysafir dhe të ftuar të shumtë, në akademi ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Bernë, konsulli shqiptar në Milano, e të ftuar të tjerë. Akademi solemne është përcjellë me një program kushtuar jetës dhe vepres së bijës dhe humanistës shqiptare të përmasave botërore Nënë Terezës. Ka kënduar me këtë rast edhe tenori i famshëm shqiptar, Kastriot Tusha, i ardhur enkas nga Shqipëria.
Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj