Shkurt.ch
Në Zvicër hapet fabrika e parë në botë, që kap direkt dioksidin e karbonit
Objekti i Climeworks AG afër Cyrihut është bërë fabrika e parë që e kap direkt dioksidin e karbonit dhe e shet atë direkt te një blerës
Fabrika e parë komerciale në botë për kapjen direkte të dioksidit të karbonit në ajër është hapur, duke ndezur një debat rreth faktit nëse teknologjia mund të luajë rol të rëndësishëm në heqjen e gazrave që tashmë janë në atmosferë, shkruan ‘sciencemag.org’.
Objekti i Climeworks AG afër Cyrihut është bërë fabrika e parë që e kap direkt dioksidin e karbonit dhe e shet atë direkt te një blerës, përcjell albinfo.ch.
Zhvilluesit thonë se fabrika do të kap rreth 900 ton CO2 çdo vit, ose në nivelin e lëshuar nga 200 makina dhe e thith gazin për të ndihmuar në rritjen e perimeve.
Kjo kompani ka edhe synime më të mëdha, derisa hapi i parë do të jetë për të kapur 1 përqind të emetimeve globale të CO2.
Fabrika ndodhet në një objekt të rimëkëmbjes së nxehtësisë së mbeturinave që fuqizon procesin. Njerëzit e shtyjnë ajrin përmes një sistemi filtri që mbledh CO2. Kur filtri është i ngopur, CO2 është e ndarë në temperatura mbi 100 gradë Celsius.
Gazi pastaj dërgohet nëpërmjet një tubacioni nëntokësor në një serrë të drejtuar nga Gebruder Meier Primanatura AG për të ndihmuar në rritjen e perimeve, si domate dhe tranguj.
Por, ka hapur edhe shumë kritika dhe skeptikë sa i përket këtij projekti, që kushton shumë.
Climeworks nuk publikoi menjëherë informata të hollësishme mbi kostot e saj, por tha në një deklaratë se Zyra Zvicerane e Energjisë do të ndihmonte në financimin. Bashkimi Evropian siguroi gjithashtu fonde.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









