Koronavirusi: çast pas çasti
Në Zvicër, 19 të vdekur dhe 2650 të infektuar nga Koronavirusi
Por agjencia e lajmeve Keystone-SDA, nga 5 marsi kur është paraqitur vdekja e parë nga koronavirusi, ka numëruar 25 viktima!
Në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit deri më tani janë testuar 2650 veta si të infektuar me koronavirus. Këtë numër e ka publikuar sot Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Ndërkaq numri i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit është ngjitur në 19. Kështu thotë BAG, duke shtuar se “shifrat mund të variojnë, mbi bazë të të dhënave nga kantonet”, transmeton albinfo.ch. Por agjencia e lajmeve Keystone-SDA, nga 5 marsi kur është paraqitur vdekja e parë nga koronavirusi, ka numëruar 25 viktima!
Sipas rekomandimit të udhëheqësit për sëmundjet ngjitëse në kuadrin e BAG, Daniel Koch, njerëzit tani duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin kontaktet sociale, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se e gjithë popullata e vendit ka përgjegjësi për të zbatuar masat e ndërmarra nga shteti dhe të jetë bartëse e tyre.
BAG ka publikuar një broshurë në të cilën prezantohen masat e ashpërsuara dhe e cila përmban përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme sa i takon sjelljes në raport me koronavirusin
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












