E-Diaspora
Në Vjenë, Pavarësia e Kosovës u festua me muzikë të mirëfilltë shqiptare
Për argëtimin e të pranishmëve ishte ftuar grupi nga Gjakova „Don’t Listen to Your Neighbors“, të cilët me stilin e tyre „jazz“ sollën para të pranishmëve muzikë të vjetër shqipe
Mbi 200 shqiptarë, kryesisht rini që jetojnë në Vjenë, u mblodhën të premten në mbrëmje për të festuar dhe kremtuar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Nën organizimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri dhe me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Europahaus, shqiptarët në Vjenë, kaluan një mbrëmje të paharruar me muzikë të mirëfillta shqipe, shkruan albinfo.ch.
Për argëtimin e të pranishmëve ishte ftuar grupi nga Gjakova „Don’t Listen to Your Neighbors“, të cilët me stilin e tyre „jazz“ sollën para të pranishmëve muzikë të vjetër shqipe.
Programi muzikor i tyre filloi me këngët „O vendi im“, „Shok mu bane“ për të vazhduar me pas me këngë më ritme më të gjalla si: „Lule lule“, „Margjelo“ e shumë të tjera, të cilat bashkë me grupin këndoheshin edhe nga publiku.
Festa e Pavarësisë ishte organizuar në një nga lokalet e njohura „Tunnel Vienna live“ në Vjenë.
Për nder të Festës së 17 Shkurtit në Austri gjatë tërë javës do të këtë aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive të organizuar nga komuniteti shqiptar që jetojnë në këtë shtet.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve















