Muzikë
Shoqata Kulturore-Artistike “Ilirët”, Lozanë
Më 1 nëntor 1994 në Lozanë ishte themeluar Shoqata Kulturore Artistike “Ilirët”, e cila vazhdon aktivitetin e saj me hov të plotë, edhe sot
Muzika përbën një produkt kulturor, por dhe mbi të gjitha një mbështetje përmes së cilës tregohet një sistem vlerash, një identitet, një konceptim i botës. Muzika rezulton të jetë, si për individin ashtu edhe për komunitetet, një vektor themelor i identitetit.
Për një artist ashtu si për një audiencë, muzika është njëkohësisht një mjet për të shprehur identitetin e tyre – veçanërisht përmes shpikjes së një zhanri që do të ishte specifik për ta – dhe njëkohësisht një mjet për ta bërë këtë identitet të dukshëm brenda hapësirës sociale.
Ndryshimet që ndikojnë në muzikën e komuniteteve të emigrantëve në shoqërinë multikulturore në Zvicër janë domethënëse në këtë aspekt.
Duke qenë një veprimtari universale, muzika është një faktor i rëndësishëm i integrimit social-kulturor, qoftë në shoqërinë e origjinës, qoftë, në shoqërinë pritëse, në rastin tonë, në kuadrin e kantonit Vaud. Rëndësia e muzikës për të ardhurit e rinj në kantonin Vaud është në disa nivele, në një shoqëri pritëse e cila integron dhe vlerëson ndërkulturalitetin dhe e vendos atë si një model për të promovuar ekonomik, social dhe kulturën e emigrantëve.
Shqiptarët, folklori i ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar. Duke u mbështetur në këto parime, një këshill iniciues i përbërë nga: Gani Fazliu, Meta Ramadani dhe i ndjeri-Sefedin Asllani, themeluan para 28 viteve, më 1 nëntor 1994n ë Lozanë të Zvicrës Shoqatën Kulturore e Artistike “Ilirët”. Këtë e realizuan në bashkëpunim me shumë artdashës të tjerë. Njëri prej atyre që asnjëherë nuk e ndali kontributin e tij në këtë drejtim është edhe kryetari, Ilir Bytyqi.
Shoqata ka kultivuar dhe kultivon, ruan dhe prezanton trashëgiminë tonë të pasur kulturore, muzikën folklorike: vallet shqiptare, këngët dhe meloditë instrumentale shqiptare .
Objektivat e shoqatës janë: promovimi i trashëgimisë kulturore së komunitetit shqiptar në Lozanë e rrethinë dhe kontributi për njohjen e tij, promovimi i tolerancës, nxitja e dialogut dhe shkëmbimin ndërkulturor
- zbulimi i kulturës shqiptare, për qytetarët zviceranë, për popujt e tjerë edhe për vetë shqiptarët,manifestimin e festave shtetërore, kombëtare,kulturore, përvjetorët e dëshmorëve ,festat shumëkulturore etj.
Shoqata niset edhe nga parimi se duke njohur më mirë kulturën tonë, mundemi ta njohim më mirë, atë të tjerëve, pastaj ajo promovon socializimin, afirmimin e vetvetes, zhvillimin e personalitetit etj.
Shoqata është e hapur për të gjitha grupmoshat e të gjitha kulturave që janë të interesuara për ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e këngëve dhe valleve shqiptare, në lokalet e tyre.
Në manifestimin kushtuar përvjetorit të pavarësisë, që mbahet më 18 shkurt 2023, “Ilirët” janë të ftuar nga Shoqëria Kulturore Artistike‚ ”Teuta”, po ashtu nga Lozana. Ndërkaq, më 4 mars 2023, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Natës së zjarreve, 7 Marsit festës së mësuesit, 8 Marsit, festës së gruas, Shoqata “Ilirët” mban një manifestim të pasur me këngë dhe valle, në Lozanë.
Këto ngjarje, pos tjerash, kanë edhe rolin e ofrimit të mundësisë për njohjen kulturore të shqiptarëve e për publikun e gjerë për të identifikuar kulturën dhe traditën shqiptare.
E-Diaspora
-
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps CEO dhe bashkëthemelues i Synaps në Vjenë, ai synon të revolucionarizojë dizajnin arkitekturor përmes inteligjencës artificiale... -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri
















