Kosova
Në vitin e ardhshëm, rritja ekonomike 4.6 për qind
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se në vitin e ardhshëm do të financohen të gjitha politikat me prioritetet të qeverisë, do të ketë rritje të pagave dhe do të ketë financim të qëndrueshëm për skema sociale
Ministri kosovar i Financave, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në vitin 2018 rritja ekonomike e Kosovës është parashikuar të jetë 4.6 për qind, që konsiderohet solide për ekonominë e vendit. Ai këto deklarata i bëri në prezantimin e projektligjit për buxhetin, i cili sipas tij, është bërë me qëllim ruajtjen e stabilitetit fiskal.
“Me politikat tatimore do të jenë mbështetëse për zhvillimin e sektorit privat, ne do të bëjmë lehtësira të reja për prodhuesit dhe përpunuesit vendorë dhe kjo do të zhvillojë një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve”, ka thënë ministri Hamza.
Te shpenzimet buxhetore, ai potencoi se do të financohen të gjitha politikat me prioritetet të qeverisë, do të ketë rritje të pagave dhe do të ketë financim të qëndrueshëm për skema sociale dhe kategoritë e dala nga lufta. “Në vitin 2018 rritja ekonomike e vendit përmes GDP do të jetë 4.6 për qind”, ka deklaruar ai.
Rritje të njëjtë sipas tij ka projektuar edhe Banka Botërore, madje kjo e fundit parasheh rritje më të lartë prej 4.8 për qind, apo 0.2 për qind më shumë se sa që ka parashikuar Ministria e Financave. Sipas tij, projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë eruo.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












